Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 33 mijë euro të padeklaruara. Ai është Skerdi Çehaka.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.