Ekzekutohet në një atentat mafioz një shqiptar në Spanjë, ku një person i armatosur dhe me kapuç ka qëlluar disa herë drejt tij.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme, kur shqiptari po darkonte me partneren e tij në restorantin “The Orange Tree”.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve të policisë se vrasëzsi u afrua në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij dhe e qëlloi disa herë me pistoletë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit, ndërkohë që kujtojmë se ky është atentati i dytë në pak javë që u bëhet shtetasve shqiptarë, pas ekzekutimit të Ilir Zelkës në Brazil.