30 January, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

PNUD-i bën vlerësimin e shërbimeve ndaj qyetarëve/ Në listën e më të mirëve dhe bashkia Roskovec

by News Albania
June 18, 2020
in Kronikë
0
16
VIEWS
Share on Facebook

Qytetaret e bashkive të Poliçanit, Roskovecit, Shijakut, Dropullit, Skraparit, Delvinës, Tepelenës, Pukës, Maliqit dhe Belshit janë më të kënaqurit me shërbimet që ofron pushteti vendor në një anketë që programi i Kombeve të Bashkuara, PNUD realizoi në muajt e parë të vitit 2020 me qëllim testimin se si reforma administrative ka ndikuar në shërbimet komunitare. Në të kundërt qytetaret e bashkive Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Himarë, Ura Vajgurore, Malësia e Madhe, Memaliajit, Kavajës, Pustecit dhe Klosit janë më pak të kënaqur me shërbimet vendore, duke i renditur bashkitë tyre ne dhjetëshen me të dobët në vend. Në 10 bashkitë që zënë vendin e parë për ofrimin e shërbimeve, anketa ka gjetur se niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve arrin nga 75-81 për qind, duke e renditur Bashkinë e Poliçanit të parën në shkallë vendi. Ndërsa më dobët u vlerësua bashkia Klos ku niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve u vlejti vetëm për 51% të qytetarëve. Anketa e PNUD tregon se vlerësimet e bashkive lidhur me kënaqësinë ndaj shërbimeve shkojnë nga intervali “mesatar”, për 10 bashkitë më të dobëta, në “mirë” për 10 bashkitë e vlerësuara më lart. Diferenca midis bashkisë së vlerësuar më lart dhe asaj më poshtë është 29 pikë, duke treguar se ekzistojnë mospërputhje të vogla midis bashkive. Asnjë bashki e madhe nuk renditet mes 10 të parave, ndërkohë që Durrësi renditet te 10 të fundit. Lista e 10 bashkive më të mira dhe më të dobëta tregon se nuk ekziston asnjë korrelacion midis nivelit të kënaqësisë me shërbimet dhe nivelit të mbledhjes së të ardhurave vendore. Për shembull, Vora, Durrësi dhe Himara janë mes atyre bashkive që kanë rezultatet më të mira në mbledhjen e të ardhurave, por renditen në fund sa i takon kënaqësisë me shërbimet. Kështu, edhe pse Tirana ka rezultate të shkëlqyera në mbledhjen e të ardhurave, ajo është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet. Ofrimi i shërbimeve në nivel vendor është funksioni bazë i qeverisjes vendore. Qytetarët presin të marrin shërbime të barabarta dhe cilësore, që përmbushin nevojat dhe kërkesat e tyre në rritje. Vlerësimi ka marrë në konsideratë një sërë karakteristikash të ndryshme të ofrimit të shërbimeve vendore: kënaqësia e qytetarëve me cilësinë e ofrimit të shërbimeve, disponueshmëria dhe qasja në shërbime, lehtësia e marrjes së shërbimeve administrative bashkiake, ekzistenca dhe cilësia/efekti i vlerësimit të kryer nga njësitë vendore për të përcaktuar shkallën e kënaqësisë së qytetarëve me ofrimin e shërbimeve publike, shërbimet parësore sipas këndvështrimit të qytetarëve etj. NjQV-të janë përgjegjëse për përmbushjen e 41 funksioneve të grupuara në shtatë fusha, përfshi infrastrukturën dhe shërbimet publike, shërbimet sociale, kulturën, sportin dhe argëtimin, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin bujqësor e rural dhe pyjet, zhvillimin ekonomik vendor dhe sigurinë publike. Vm Dd

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Vladimir Muçaj: Na ike baba!

Vladimir Muçaj: Na ike baba!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Vladimir Muçaj: Na ike baba!

Vladimir Muçaj: Na ike baba!

January 29, 2023
Parashikimi i motit, 29 janar 2023

Parashikimi i motit, 29 janar 2023

January 29, 2023
Horoskopi, 29 janar 2023

Horoskopi, 29 janar 2023

January 29, 2023
Sherr me kaçavida dhe çekan mes dy personave në qendër të Fierit

Sherr me kaçavida dhe çekan mes dy personave në qendër të Fierit

January 28, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In