22 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Plas skandali në Polici/ Gradime jashtë kritereve ligjore

by News Albania
21/06/2020
in Kronikë
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Nga Arber DALMATI – 

Në disa shkrime të mëparëshme “Arberia News” ka publikuar gjetjet e raportit të hartuar nga 5 inspektorë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), pas auditimeve që ata kanë kryer në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).

Raporti i kontrollit bën fjalë për veprimtarinë e Policisë ndër vitet 2016-2019, periudhë kjo kur në krye të drejtimit të kësaj Drejtorie ishte Haki Çako, njeriu që ende është mister se si doli pa lagur dhe nuk u pa të ishte fajtor për mbjelljen e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke me kanabis, ndërkohë që fajësia i’u vesh veç ish  ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gjyqi ndaj të cilit vijon ende.

Pra, për periudhën që bën fjalë raporti i auditimit DPPSH drejtohej nga ky farë Drejtori i Përgjithshëem, që me politikën e tij të përulësisë ndaj eprorëve, përflitet se stimuloi politikën e makinacioneve, brrylave dhe shkatërrimit të strukturave të Policisë.

Krahas shifrës maramendëse prej 21.2 miliardë lekë, ose 5.25 miliardë lekë më shumë se tavani 15.97 miliardë lekë i vendosur si dysheme nga Ministria e Financës, për programin buxhetor 2019,  apo të tjera shpërdorimeve që do ti sjellim në ditët pasuese, raporti i KLSH vlerëson si shkelje edhe dhenien e gradave. Që duhet kujtuar se janë vlerësues kryesor për ngritjen në funksion karriere dhe vendosjen e nivelit të pagave për përfituesit e tyre. Arsye kjo që dikton zbatimin me rigorozitet të kërkesave që dikton ligji, e që, sipas faqes 113 të raportit, del se nuk ka ndodhur.

“Punonjësit e Policisë, të cilët janë ngritur në funksion (e në vijim kanë marrë gradë më të lartë), por që nuk kanë plotësuar kriteret (vjetërsinë)”, shkruhet në fq.113 të raportit të Auditimit të KLSH. Ku më poshtë jepen identitetet e 16 përfituesve, nga të cilët  4 kanë marrë nga dy grada njëherësh. Njeri prej tyre ka mbajtur gradën K/komisar dhe ka marrë atë “Drejtues i parë” që i’a kërkonte funksioni në të cilin ishte emëruar pa e patur këtë gradë, dhe në po të tillë pozite gjendeshin edhe 15 të tjerët që nga gradat “komisar” e “nënkomisar” kanë marrë ato të “kryekomisarit” e “komisarit”. Ndër këta të fundit spikat personi me numrin rendor 3, G.N., që nga mbajtës i gradës “komisar”, ka marrë dy të tilla njëherësh, duke u konvertuar në “drejtues i parë”. (Vijon me: “Edhe gjykatat të përfshira në skandalin e gradave të Policisë”) / Arberia News.net ( Marrë nga Arbëria news.net)

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania