“E mbyta me jastëk dhe ajo u ftoh…”/ Piloti grek tregon si e vrau Karolinën: Do më merrte vajzën, vrava edhe qenin!
Një zyrtar i policisë greke ka folur për momentin, kur piloti 32-vjeçar tregoi për vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçare, Caroline, pas një debati të ashpër për divorcin. Mësohet se ai ka thënë se Caroline do të largohej nga shtëpia dhe do të merrte me vete vajzën e tyre. Pas këtij momenti, piloti i ka mbyllur gojën Carolinës dhe më pas e ka mbytur me jastëk. Ai është shprehur se ka menduar që i ka rënë të fikët, por më pas ajo filloi të ftohej. Pas vrasjes, ai tregon se mbyti edhe qenin që skena të dukej vërtet si grabitje.
Babis, kaloi natën në një zyrë në Njësinë e Vrasjeve në katin e 11-të, në prani të dy psikologëve.
Zyrtari i policisë u shpreh për protothema:
Ai filloi të flasë sepse e kuptoi që dinim gjithçka. Ne as që na duhej të paraqisnim të dhëna të forta nga laboratorët mjeko-ligjorë për celularin, kamerat, orën inteligjente të Caroline . Ishte sikur donte ta nxirrte prej tij për t’u çliruar.