Një peshkaqen gjigant është kapur nga peshkatarët në Vlorë. peshkaqeni me peshë mbi një ton është kapur këtë të premte nga rrjetat e peshkatarëve vlonjatë.
Ndër të tjera mësohet se peshkaqeni i kapur është i llojit dem, dhe është kapur disa milje larg ishullit të Sazanit.
Sipas peshkatarëve kjo është një specie e rrallë që nuk gjendet shpesh në ujërat shqiptare