21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Pesë tipa femrash që u pëlqejnë të gjithë meshkujve

by News Albania
04/07/2020
in ShowBiz
0
404
VIEWS
Share on Facebook

Pesë tipa femrash që u pëlqejnë të gjithë meshkujve


Është vërtet paradoksale, por psikologët dhe seksologët e kanë faktuar se meshkujve u pëlqejnë njëlloj, si gratë që “mezi bien në dorë”, ashtu edhe femrat mendjelehta që “gënjehen sakaq, si pulat me një kokërr gruri”… Por, po të futesh më thellë në psikologjinë e tyre, nënvizojnë ata, do të shikosh se ata tërhiqen më shumë nga pesë tipa të caktuar grash, për të cilat edhe do t’ju flasim në këtë shkrim…

1. Koketat mendjelehta

Interesimi i meshkujve për këtë tip femrash, nuk shkon më tej se marrëdhëniet seksuale. Kjo gjë ndodh sepse ato janë aq mendjelehta sa nuk e mbajnë parasysh se gratë mund dhe duhet të vlerësohen prej meshkujve edhe për diçka tjetër, përveç këmbëve te drejta dhe të gjata, gjoksit tërheqës, fytyrës së ëmbël dhe aftësive për të bërë për vete… Këtyre femrave nuk u intereson asgjë tjetër përveç veshjeve, dëfrimeve, kënaqësisë seksuale. Ato nuk lexojnë asnjë rresht dhe të vetmet revista që hapin, janë ato me ngjyra, ku ka më shumë fotografi sesa tekst… Ky tip femrash u pëlqen meshkujve për disa shkaqe. Së pari, sepse në sfondin e kësaj mendjelehtësie, ata mendojnë se do të shkëlqejë mençuria dhe intelekti i tyre. Kjo ua përkëdhel sedrën atyre. Së dyti, sepse këtë tip grash ke mundësi ta manipulosh lehtë. Ato s’kanë kërkesa dhe mund të kënaqen e të të quajnë njeri të kulturuar edhe sikur t’u përmendësh vetëm disa firma veshmbathjesh apo vende klimaterike, ku bëhet qejf… Së treti (që mund të ishte edhe shkak i parë), sepse koketat mendjelehta janë të mrekullueshme në seks.

2. Femrat pa komplekse

Ëndrra e çdo mashkulli, veçanërisht e të rinjve në moshë, është që e zgjedhura e tyre të ketë të njëjtat gusto me ta dhe të mendojë si ata, ose më mirë të themi, të mbështesë pa rezerva mendimet e gustot e tyre dhe të mos presë gjithmonë që iniciator të jetë mashkulli. Meshkujt duan njëkohësisht që femra të jetë pa komplekse, e gatshme të “dorëzohet” në çdo çast dhe të mos mendohet një gjysëm ore nëse është apo s’është i moralshëm seksi që në takimin e dytë apo të tretë… Mirëpo, këto gra, në jetë, janë “të krimbura” me një barrë të metash; ato pinë duhan, bien pas qejfeve dhe nuk ruajnë as shëndetin e tyre, lëre më atë të partnerit. Veç kësaj, deviza e femrave të tilla, është: “Miqësia nuk është pengesë për seksin”. Edhe duke shëtitur me partnerin e saj në bulevard, ajo nuk e ka për gjë t’i buzëqeshë ndokujt dhe të thurë plane se si t’i kthejë të gjithë miqtë e saj në dashnorë… Mirëpo edhe kjo, shumë meshkujve, u pëlqen. Pse? Sepse ata mendojnë me vete: “Ishallah i vardiset ndonjë, të shpëtoj tani prej saj!”.

3. Femra gjahtare

Ky tip femrash, që u pëlqen pothuajse të gjithë meshkujve, i nënshtron ata me bukurinë, por edhe me krenarinë dhe mendjemadhësinë e saj. Ajo, me të gjitha veprimet e saj, tregon haptazi se i zgjedh partnerët. Këto lloj grash, janë të mrekullueshme në krevat, por shumë të vështira në marrëdhëniet e ndërsjellta me to. Rrallë e tek gjenden meshkuj që i durojnë deri në fund sepse me pretendimet e tyre, ato i lënë mashkullit të kuptojë se ai është i detyruar t’i nënshtrohet “sundimit” të tyre. Këto lloj femrash e quajnë veten “perëndi” dhe janë të bindura se atyre duhet t’u falen të gjithë dhe, në radhe të parë, meshkujt me të cilët kanë marrëdhënie intime. Gra të tilla gjuajnë zakonisht burra të pasur, të cilëve duan t’ua lehtësojnë nga pak qeset e rënda… Kuptohet që ato duken shumë të bukura, vishen shik dhe kujdesen për pamjen e tyre të jashtme. Meshkujt, sidomos ata që janë paksa të kaluar nga mosha, vdesin për të fjetur një natë me to. E bëjnë këtë gjë nganjëherë edhe thjesht për ego, për t’u treguar të nesërmen shokëve se kanë shtënë në dorë një gjahtare, kanë “zbutur” një tigreshë…

4. Biznesmenia

Ky tip, në shumë gjëra, u ngjan grave që përshkruam më lart, me të vetmin ndryshim se asaj nuk i duhen meshkujt e pasur për të prishur paratë e tyre; ajo është e pasur vetë! Këto tipa, zakonisht, janë gra energjike, të palodhura, të ditura, erudite, të pavarura. Ato s’kanë nevojë për ndihmën e meshkujve dhe nuk i duan ata si “shtyllë” për t’u mbështetur. Ato janë të guximshme dhe mund të arrijnë deri në veprime të atilla që t’u tregojnë meshkujve se nuk janë vetëm ata që “e blejnë” seksin… Ajo zakonisht i lë takimet në bare të shtrenjta dhe paguan vetë, ndërsa takime lë vetëm me ata meshkuj që fitojnë jo më pak se ajo. Duket që tej se ajo ka simptoma të pavarësisë dhe të mendjemadhësisë. Këto “veti” te femrat, nuk para i imponojnë meshkujt. Po atëhere, lind pyetja: Përse u pëlqejnë kaq shumë burrave? Këtu, rolin kryesor e luan sedra e mashkullit. “Çfarë kështu? Ajo na qenka e pakapshme, e paarritshme, ajo i zgjedh vetë partnerët e saj?! Mirë, mirë, po unë jam burrë! Unë, ose e shtie atë në dorë, ose vdes!”. Duke kërkuar mënyrat dhe rrugët për ta shtënë në dorë këtë zonjëz biznesmene, meshkujt fantazojnë gjithë kohën veten në një krevat me të, duke bërë kryesisht seks anal dhe oral, për t’ia ulur pak hundën. Se, dihet, qëllimi i meshkujve është të tregojnë epërsinë e seksit të tyre mbi seksin e kundërt dhe pikërisht ai lloj seksi u jep atyre mundësinë ta ndjejnë këtë…

5. Tipi i grave me karakter

Zakonisht, këto janë gra që ia dinë vlerën vetes. Me to, asnjë mashkull nuk mërzitet; janë tërheqëse, të mençura, energjike, parashikuese, të afta për punë. Këto lloj femrash e dinë çfarë duan dhe si ta arrijnë qëllimin e tyre. Ato kërkojnë meshkuj më pak të zotë se ato vetë, në mënyrë që t’i kenë “nën hyqëm”. Po ta krahasosh këtë lloj femre me biznesmenen, do të vësh re se ky tip nuk vuan nga mendjemadhësia dhe ka kërkesa krejt të tjera për kandidatin… Përveç kësaj, ky tip kërkon variantin më të mirë. Lind pyetja: Mirë, po meshkujt ç’e duan një tip të tillë? Përsëri, fjalën e fundit e thotë sedra mashkullore, dëshira e tyre për të nënshtruar edhe këto gra me karakter të fortë, pasi, sipas tyre, i fortë vetëm mashkulli është i fortë, madje më i fortë edhe se gratë e forta! Por, ka të ngjarë që në këtë mes të ndikojë edhe vetë jeta e këtyre femrave e cila duket interasante, e jashtëzakonshme dhe pa rrezik që t’u mërzitet…

Duke lexuar këtë artikull, shumëkujt mund t’u duken meshkujt si “kafshë” që veprojnë të shtyrë nga instiktet dhe nuk e dinë fare se ç’është dashuria. Ju sigurojmë se nuk është fare kështu, pasi ne nuk folëm për ndjenjat e tyre, të cilat, në këtë rast, zbresin në plan të dytë, duke ua lënë vendin e parë pasioneve dhe dëshirave instiktive. Perg: DDVM

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In