14 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Personazhet show në fushatë, përdoren për pastrim imazhi

by News Albania
10/10/2020
in Aktualitet
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Deri në datën 25 prill, kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit, ka gati 6 muaj, por partitë në format e tyre kanë nisur fushatën për të bindur votuesit se janë alternativa më tërheqëse.

Në sy ka rënë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që pothuajse çdo ditë na ka prezantuar me një mbështetës të tij nga bota e spektaklit dhe të artit.

Sigurisht kjo nuk është një strategji e re. Është përdorur jo pak herë gjatë dueleve elektorale Berisha-Rama, në një nivel edhe më spektakolar.

Dhe studiuesit e shkencave politike dhe të komunikimit e njohin mjaftë mirë.

https://youtube.com/watch?v=9ANHkyJ62O0%3Ffeature%3Doembed

“Të gjithë emrat e rinj, mua më duket si një parafushatë për të krijuar klimën dhe atmosferën, por jo tamam diçka për të ngjallur besim tek shqiptarët. Fushatat politike në përgjithësi janë fokusuar tek forma, jo përmbajtja. Nuk kemi pasur fushata që në thelb të tyre të kemi një vizion, një program të mirëfilltë dhe ti qëndrojë këtij program deri në fund”, u shpreh Jonila Godole.

Ndërsa Klementin Mile u shpreh: Çështja e spektaklit ka kohë që praktikohet në politikën shqiptare. Sigurisht që PS është avangard në raport me forcat e tjera politike.

Pozicionimi i personazheve të spektaklit në fushatë është e zakonshme në SHBA, duke mbështetur njërin prej kandidatëve për President. Por në rastin e Shqipërisë është ndryshe, thotë pedagogu i shkencave politike, Klejd Këlliçi.

“Lidhja bëhet me personin më tepër se sa me kauzën apo partinë politike, në rastin konkret me kryetarin e bashkisë. Personat investohen jo shumë politikisht se sa me personin që prodhon disa rezultate të caktuara”, tha ai.

Edhe studiuesja e komunikimit, Jonila Godole shpreh të njëjtin mendim për rastin e Shqipërisë.

“Nuk mendoj se kanë aq shumë lidhje ata persona me anën ideologjike të partive. Në Shqipëri kjo është më se normale sepse këtu nuk kemi një ndeshje të programeve dhe ideologjive por kemi më tepër një rendje pas liderit, një partie të caktuar, një emri të caktuar”, tha Godole.

Ka dhe një karakteristikë tjetër, sipas studiueses, të përfshirjes së VIP-ve në fushatë.

 “Vetëm në komunizëm, që nga intelektuali, nga profesorët, akademikët, deri tek artistët dhe të gjithë të tjerët vendoseshin në shërbim të propagandave, për të mbajtur në pushtet Enver Hoxhën dhe klikën e tij, e njëjta gjë në një përqindje shumë të madhe është dhe tani”, u shpreh ajo.

Edhe Këlliçi e sheh këtë anë pragmatiste tek personazhet.

“Një pjesë, jo vetëm e botës së spektaklit, por si funksionon një pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri. Në Shqipëri është e vështirë për një intelektual ose një artist të mbijetojë. Punëdhënësi më i madh mbetet shteti dhe në këtë kuptim një pjesë e mirë e këtyre që angazhohen politikisht janë të varur në kuptim të jetës së vetë artistike në raport me shtetin”, tha Këlliçi.

Shumicat zakonisht janë më të prirura të afrojnë imazhe, thotë profesori i shkencave politike, Klement Mile, për të bindur se vijojnë të jenë zgjedhja e duhur.

 “I afrojnë për njërin nga këto dy qëllime, ose për të pastruar imazhin që kanë, ose për të bindur zgjedhësit që janë në fakt zgjedhja e duhur”, shton ai.

Por a përkthehet në vota mbështetja e artistëve?

“Nuk ka ndonjë efekt që të sjellë më shumë vota. Sepse në fund të fundit çfarë kredoje do të sjellë një artist”, sqaron Mile.

Fushata e zgjedhjeve për 25 prillin parashikohet të jetë e fortë  nga studiuesit e politikës, pasi luhet shumë në fatet e secilës forcë konkurruese.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania