Përplasja mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Turizmit lë në det 70 turistë.
Turistët ishin nisur me anije turistike për të eksploruar Gjirin e Vlorës dhe Ishullin e Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes nuk lejon hyrjen në këtë ishull, ndërsa Ministria e Turizmit jep një urdhër paralel për hapjen e destinacionit për të gjithë vizitorët.
Anija u nis për herë të tretë, por sërish nuk u lejua të ankorojë në Sazan, duke detyruar operatorët turistikë që të “zhgënjejnë” turistët. DdVm