Kishte shkuar për pelegrinazh në Përmet! E mitura bie nga humnera, shpëton mrekullisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Përmet. Mësohet se një vajzë e mitur 14-vjeçe ka rënë nga humnera. Nga informacionet paraprake sipas “BW” bëhet me dije se e mitura është identifikuar si Ana Maria. Vajza e mitur është nxjerrë e gjallë nga humnera dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. E mitura kishte shkuar me familjen për të bërë rituale fetare, pasi aty pranë gjendej një vend që konsiderohej”i shenjtë”.