ËSHTË PËRKEQËSUAR GJENDJA E SHEFIT TË SHËRBIMIT TË ENDOKRINOLOGJISË/ NISET ME URGJENCË DREJT TURQISË
Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit, është përkeqësuar ndjeshëm. Ylli aktualisht, ndodhet i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën. Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë, që kanë mundësi ekonomike, janë dërguar në Turqi, për një shërbim të specializuar ndaj luftës me koronavirusin, duke përfshirë këtu, edhe persona pjesë të stafit mjekësor të spitaleve shqiptare. Situata e pandemisë në vend, vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme, mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme, madje edhe në ambiente të hapura. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4-ër persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive, nga 943 testime të kryera.