12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përgjimi “bombë” që trondit politikën e Kosovës/ Thaçi ka financuar partinë e Vuçiçit ( Referuar Pamfletit)

by News Albania
29/08/2020
in Aktualitet
0
27
VIEWS
Share on Facebook

KOSOVA
Video/ Përgjimi ‘bombë’ që trondit politikën e Kosovës: Thaçi ka financuar partinë e Vuçiçit
Një video incizim, që është një përgjim telefonatë po qarkullon këto ditë, ku dëgjohet zëri i një politikani të Kosovës dhe një politikani serb duke folur për gjëra të frikshme.

Në këtë video, tregohet se politikanët e Kosovës janë të zhytur në llumin e shërbimeve serbe.

Madje përmenden me emër të gjithë, përveç Albin Kurtit.

Në këtë video ka të dhëna tronditëse.

Nikola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, dëgjohet në video që flet me një person që paraqitet si politikan i Kosovës, pikërisht në kohën e krijimit të qeverisë ndërmjet VV dhe LDK.

Në video theksohet se Mustafa do të kërkojë postin e Kryeministrit për të prishur marrëveshjen.

Aty thuhet se Hashim Thaçi po bën çmos për të prishur marrëveshjen e koalicionit LDK-Vetëvendosje, ndërkohë që tregohet edhe për marrëdhënie të forta e të ngushta mes Thaçit e Vuçiçit.

Në këtë bisedë, dëgjohet politikani i Kosovës, që përmend Gani Koçin, një politikan të PDK-së si të lidhur me BIA-n serbe.

Madje “politikani në audeo”, shton se Koçi është lidhur direkt me “Bojan Dimiçin, majmunin tonë”.

Kjo frazë çon në deduksionin se politikani që flet është serb, pasi edhe e flet serbishten në mënyrë të rrjedhshme.

Ai madje përmend emrin e Vukashin Jovanoviçit, si rekrutues i Koçit, kur politikani i PDK-së ka qenë në arrest.

Jovanoviç, është njeriu që zëvendësoi Riza Sapunxhiun në Presidencën jugosllave në fillim të viteve ‘90, pasi ka pasur një karrierë në shërbimin sekret serb.

Jovanoviç është një prej personave që radhitet në raportet ndërkombëtare se ka kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Po në bisedë politikani i Kosovës, i pyetur nga kolegu i tij serb se me urdhër të kujt e rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit, ai thotë “me urdhër të Beogradit”.

“Beogradi vetëm Albinin nuk e ka në kontroll”, thuhet në bisedë, i cili vijon: “të gjithë të tjerët i kontrollon Beogradi: Hashimin, Ramushin, Isën, të gjithë”.

Po ashtu theksohet se e gjithë kjo përpjekje bëhet që “Ramushi dhe Hashimi të mos shkojnë në Hagë”.

Por nuk mbaron me kaq.

Politikani i Kosovës, që dëgjohet në video, thotë se “Hashimi ka 2-3 miliardë euro në Halbank të Turqisë te kunati i Erdoganit dhe se i ka dhënë Vuçiçit 600 milionë euro si financim për fushatën e partisë së tij SNS.

Ai thotë se paratë i ka dërguar vëllai i Ilmi Qeshkut në Beograd.

Pra, kemi të bëjmë me një material shumë të frikshëm, i cili, në radhë të parë do të duhet të vërtetohet për autincitetin e tij, për të hetuar me detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Dhe këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm një komision hetimor i Parlamentit të Kosovës.

Kjo është tani më e rëndësishmja, pasi pasojat, nëse vërtetohet a janë të vërteta ato që thuhen, apo nëse është autenticiteti i materialit, dihet dhe janë të kuptueshme menjëherë.

Por, pikërisht meqë kemi të bëjmë me një material të rëndë dhe shumë delikat, ai kërkon hetim serioz dhe në gjakftohtësi, pasi mund të jetë edhe një kurth i përgatitur nga shërbimi serb, i cili bën shpesh gjëra të tilla, por e para duhet hetuar, në mënyrë që të parandalohet ajo ç’ka mundet në pasojat e ofensivës serbe në Kosovë, edhe nëpërmjet këtyre metodave…/ Pamfleti

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026
Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të grabisë me armë zjarri bankën në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In