Kurora me lule nga ministrat dhe bashkëpunëtorët e Ramës, nis ceremonia mortore për Aneta Ramën.
TIRANË- Aneta Rama, ndërroi jetë sot në moshën 82-vjeçare. Pak minuta më parë ka nisur dhe ceremonia mortore për të dhe pallati ku ajo banonte është mbushur me kurora me lule.
Kurorat me lule
Me kurorave bien në sy emrat e kryeministrit duke nisur nga Vali Bizhga, Pirro Vengu, ish pjesë e stafit të Ramës, Gent Cakaj, Ogerta Manastirliu dhe ministra të tjerë.
Ata kanë dërguar vetëm kurora me lule, pasi kanë respektuar thirrjen për bëri familja Rama, që ngushëllimet të bëheshin nga larg për shkak të situatës së COVID-19.
Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’. Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ceremonia e varrimit nisi në orën 17:00.