Mesa duket Policia është shumë afër zbardhjes së sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë sulm, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt televizionit dhe për pasojë ndërroi jetë punonjësi i sigurisë.
Mësohet se grupi hetimor ka gjetur tre profile të sakta ADN-je, me të cilat Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.
Një prej tyre është gjetur te gëzhojat, ndërsa dy të tjerat në makinën e djegur ‘Range Rover’ që u përdor nga autorët e sulmit. Mësohet se brenda në makine është gjetur një fishek i paplasur nga zjarri, pranë armëve që mendohet se janë përdorur për sulmin, me një shenje të pranueshme gishti, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.