𝐈 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐬𝐞𝐤𝐬𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈, 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝟑𝟓-𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞̈𝐫
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.