Ngërçi për listat e hapura dhe koalicionet, mblidhet Këshilli Politik
Këshilli Politik është mbledhur sot për të diskutuar për listat e hapura dhe koalicionet zgjedhore, pas propozimit të bërë nga partia socialiste, propozim që është kundërshtuar nga opozita.
Ky propozim sipas opozitës nuk përmban lista të hapura. Ata nuk kanë rënë dakord, ndërsa akuzojnë mazhorancën për prishje të marrëveshjes së 5 qershorit.
Në takim sapo ka mbërritur përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, dhe pritet që nga momenti në moment të shkojnë edhe përfaqësuesit e tjerë.