Qerim Ismaili kryebashkiak aktual në Mallakastër tashmë përballë një situate jo të këndshme. Dy vjet më parë gazetari Vladimir Muçaj pas një investigimi të gjatë publikoi në portalin Alb 365.al shkrimin me titull: Një kryebashkiak në qarkun Fier i dënuar me tre vjet burg në Greqi. Këte fakt ai nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur rëndë ligjin. Kjo akuzë u mohua atëherë nga kryebashkiaku Ismaili madje pati dhe një përplasje verbale mes atij dhe gazetarit Muçaj. Pas këtij publikimi mediatik prej gazetarit Partia Demokratike shtriu investigimin duke siguruar dhe shkresën zyrtare nga Athina ku lexohej qartë penaliteti i tij në shtetin helen. Hetimit dhe drejtësisë shqiptare iu desh mbi dy vjet të verifikonte këtë fakt të publikuar në media te denoncuar dhe nga Opozita. Në fund të hetimit që publikohet sot zyrtarisht nga autoritetet shqiptare del se kryebashkiaku Qerim Ismaili rezulton i dënuar në Greqi. Në këto kushte dy janë rrugët për kryebashkiakun: Shkarkim ose dorëheqje dhe ndjekje penale për mos kallzim “biografie”. A do ketë fatin e ish-kryetarit të bashkisë së Vorës dhe Qerimi i Mallakastrës?! Kjo ngelet për tu parë në ditën në vijim…Një gjë është fare e sigurtë! Parë nën dritën e vërtetësisë së faktit Qerim Ismaili aktualisht kryetar bashkie në detyrë duhet të largohet nga funksioni që ka në respekt të ligjit! ( 15.06.2021)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka