18 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Për Canabisin dhe zjarret Prefekti i Gjirokastrës zhllvillon takim

by News Albania
02/06/2020
in Kronikë
0
41
VIEWS
Share on Facebook

Në ambientet e institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër është zhvilluar sot takimi në kuadër të luftёs kundёr kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Në këtë takim ishin të pranishëm, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shefi i komisariatit të policisë Gjirokastër, Drejtues të lartë të bashkisë Gjirokastër si dhe administratorët e njësive administrative të bashkisë Gjirokastër. Në fokus të këtij takimi ishte zbatimi nga ana e bashkisë Gjirokastër i detyrave të ngarkuara nga “Plan-Veprimi Vendor 2020” në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut z. Aliaj theksoi se qarku ynë është një nga qarqet me riskun më të lartë në drejtim të kultivimit të kanabisit dhe se ka ardhur momenti që kjo njollë të hiqet njëherë e përgjithmonë. Për këtë, çdo drejtues institucioni në nivel vendor duhet të marri më shumë përgjegjësi duke intesifikuar punën në drejtim të kontrolleve në terren. Njësia e Vetëqeverisjes Vendore duke qenë zot në territorin e saj, ka për detyrë të monitorojë çdo centimetër toke dhe të mos lejojë asnjë veprim të kundraligjshëm të kryhet brenda këtij territori. Duke kombinuar monitorimin nga ajri me kontrollet në territor, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nuk do të lejohet më që qarku Gjirokastër të përfshihet në listën e zezë të kultivimit të kanabisit.
Ndër të tjera, Prefekti i qarkut, ka lënë edhe disa detyra për bashkinë Gjirokastër si:
•Krijimi i një liste me të gjithë emrat e përsonave që kanë marrë sipërfaqe kullosore, pyje dhe toka të lira të dhëna me qera.
•Krijimi i një liste me të dhënat e çdo burimi ujor, liqeni të përkohshëm si dhe çdo vije ujore, që mund të përdoret për qëllime jo të ligjshme.
•Ndërgjegjësimi i çdo qytetari që të raportojë tek institucionet ligjzbatuese për çdo dyshim apo veprim të kundraligjshëm në territor.
•Drejtuesit e bashkisë Gjirokastër të firmosin një deklaratë me çdo administrator të NjAdm të bashkisë, ku të shprehin qartë pranimin e detyrimeve të ngarkuara nga zbatimi i “Plan-Veprimit Vendor 2020” dhe në rast të mos zbatimit të detyrave do të ngarkohen me përgjegjësi.
Në fund të takimit Prefekti i qarkut është ndalur edhe tek situata e zjarreve në bashkinë Gjirokastër, duke bërë thirrje që të gjitha strukturat përgjegjëse të përgatiten për çdo situatë të mundshme gjatë stinës së verës si dhe të zbatojnë me përpikmëri detyrimet e planit vendor të masave kundër zjarreve.

Perg: E.S

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania