Peqin-Vdes gruaja më e moshuar në Peqin në moshën 107 vjeçare
-Gruaja më e moshuar në qytetin e Peqinit Xhemile Vogli ka vdekur në moshën 107-vjeçare , ditën e shtunë.Ajo ishte e mbijetuara e vetme më e moshuar në Bashkinë e Peqinit e lindur në shekullin e 20 -të dhe humbi jetën në shtëpi këtë fundjavë .107 vjeçarja e u nda nga jeta duke patur pranë saj vitet e fundit derisa mbylli sytë përkujdesjen e 6 fëminjëve të saj dhe dhjetra nipërve e mbesave .2 djem të saj janë ndarë nga jeta në moshën 65 dhe 80 vjeç .E moshura që jetonte në vitin e 7 të shekullit të 2 të jetës së saj u nda nga jeta ndërsa janë bërë stëgjyshër e stërgjyshe edhe fëmijët e saj si edhe gjysh e gjyshe disa nga nipërit e mbesat .107 vjeçarja Xhemile Vogli u largua me hapa të ngadaltë nga kjo botë dhe do mbahet mënd nga të gjithë jo vetëm për faktin që ishte një nga gratë më të moshura të Peqinit por edhe si një nga gratë plot humor dhe që nuk ju nda punës në tezgjah deri 95 vjece.