Pak ditë më parë Partia Demokratike miratoi udhëzimin që i hap rrugë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia.
Procesi përbëhet nga katër faza dhe me miratimin e tij, PD thotë se ka hapur “de facto” fushatën elektorale. Udhëzimi parashikon ngritjen e një komisioni të vlerësimit të kandidaturave, që do të drejtohet nga Genc Ruli.
Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, ku ndahen 14 mandate deputetësh, është zbardhure dhe lista me kandidatët për deputetë, të cilët janë propozuar nga struktura e Partisë Demokratike në këtë qytet.
Në listën prej 26 personash të siguruar nga Faxweb.al, bie në sy kandidatë të cilët më parë kanë qenë ish-deputetë, ndër to Endri Hasa, Luciano Boci, Aurel Bylykbashi.
Po ashtu PD ka zgjedhur edhe figura me integritet akademik, si janë Gent Shabanaj, mjek; Rexhep Rada – pedagog, Dr Informatike, Ekonomi; Lorenc Hastopalli – jurist; Zamir Muzhaqi – ish sekretar i pergjithshem i Prefektures; Edmond Bicoku – pedagog fizkulture; Shefqet Deliallisi – ish prefekt; Vangjel Kallajxhiu – jurist; Viktor Bello – ish drejtor Ujesjelles; Elior Vila – pedagog, Dr Informatike; Evald Serreqi – pedagog; Taulant Zeneli – ish drejtor Bashkia Tirane; Qani Xhafa – ish kryetar komune; Durim Cekrezi – ish kryetar komune;
Ndërkohë në listë për deputetë nuk kanë munguar edhe figurat femërore të cilat janë, Zheni Gjergji – mjeke; Nada Krypa – pedagoge Manaxhimi; Sonila Daiu – pedagoge Anglishteje; Eliona Gremi – pedagoge Finance; Mimoza Hasekiu – ish prefekte; Mirela Karabina – aktiviste; Etleva Haxhihyseni – pedagoge; Elsa Gega – pedagoge Marketingu; Majlinda Kaculi – ish anëtare keshilli bashkiak.
Kujtojmë se identifikimi i kandidatëve duhet të mbyllet brenda 31 Korrikut, ndërsa faza e dytë, ajo e seleksionimit duhet të përfundojë më 15 Shtator, për t’i lënë kohë anëtarësisë së PD-së që të shprehet me votë mbi kandidatët deri më 30 Shtator.