‘Sa të kemi Edi Ramën në qeveri do të jemi të mirëpërfaqësuar’! Kjo është deklarata që tha Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat ditwn e sotme.
Dhe pse në fokus ishte ekonomia, ai u ndal te disa çështje shumë ‘të nxehta’ për Shqipërinë. Në lidhje me raportin me Francën, Rama u shpreh se ai shtet nuk ka lënë asgjë pa thënë për BE-në, ndaj ne nuk duhet të kemi merak.
Kreu i qeverisë ‘qetësoi’ qytetarët duke thënë se për sa kohë ai do jetë në krye të qeverisë do të jemi të mirëpërfaqësuar me BE dhe me gjithë botën.
‘Ata nuk kanë lënë gjë pa thënë për BE. Pash zoten mos kini merak. Sa të më keni mua këtu, do të jeni të mirëpërfaqësuar me BE dhe gjithë botën. ‘– tha Rama.