Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, kanë qenë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit, pasi kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët mes tyre.
Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë dyshes së famshme dhe arsyeja ka të bëjë me distancën.
Afrona qëndron prej vitesh në Zvicër, ndërsa Blero ndodhet në Kosovë.
Mirëpo, këngëtari i njohur vijon i pashqetësuar për këto lajme, pasi përmes një postimi që ka bërë në Instastory, ka paralajmëruar gjëra të mëdha sa i përket muzikës.
Nuk ka zbuluar detaje të tjera, nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo për një këngë solo.