Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër, që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri.
Gjatë një vizite në Londër me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri tha se ‘çunat e Londrës’ janë njerëz si të gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre në vendin tonë. Video e takimit u publikua nga ALB UK dhe mund ta shihni KETU.
“Ka burokraci, paragjykim, se kështu është bota, jo erdhën çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës, njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Ama kjo është një mundësi shumë e mirë, keni mundësi të legalizoni paratë tuaja, të investoni në Shqipëri, me një pagesë minimale taksash”, tha Gjiknuri.