Hanna, uragani i parë i sezonit Atlantik të 2020, ka zbarkuar në Teksasin jugor, ku zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për një valë kërcënuese stuhie, erëra të forta dhe shira të dendura.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott shpalli gjendjen e katastrofës për 32 qarqe, të cilat janë në rrugën që do të përshkojë uragani, ndërsa theksoi se pandemia e COVID-19 do të ndërlikojë punën e shërbimeve të emergjencës.
Stuhia është lokalizuar rreth 115 km në jug të Corpus Christi në Teksas, me erëra që arrijnë deri në 145 km në orë, shpejtësi e cila ka bërë që shumë shtëpi të mbeten pa çati.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Hanna mund të sjellë edhe përmbytje, pasi niveli i shirave pritet të arrijë në 38 cm në Teksasin jugor dhe Meksikën verilindore.
Corpus Christi dhe Brownsville ku është parashikuar të kalojë uragani Hanna, janë dy rajone që kanë pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 në javët e fundit.