Në shërbim të transparencës për ndryshimet kushtetuese, Ruçi kërkon votim nominal
“Para se të marrë fjalën z. Stojku, njoftoj të gjithë seancën, deputetët, që të mos largohen. Në fund të debatit, duke marrë parasysh që këtu u anatemua dhe u denoncua rasti i një deputeteje, në emër të transparencës dhe për rëndësinë e ndryshimeve që diskutojmë, të cilat janë ndryshime kushtetuese, Sekretariati i Votimit do të bëjë votim nominal për çdo fletë votimi këtu në sallë, duke cituar emrin dhe mënyrën si ka votuar.”