Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore.
Parashikohet që reshjet të jenë në sasi të pakta, por ngricat në akset rrugore mbeten problematike në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë me vranësira, shira dhe dëborë të izoluar.
Gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Vranësirat e dendura do të dominojnë kushtet e motit në Kosovë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje dëbore.
Pritet që reshjet e dëborës më të fokusuara të jenë në qytetet përgjatë kufirit Perëndimor dhe Veriperëndimor.
Prezenca e lart e lagështirës, reshjet e dëborës si edhe temperaturat e ulëta do të sjellin problematikën e ngricave në akset rrugore në një pjesë të madhe të Republikës së Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 7 gradë C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik pjesa më e madhe e MV do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të republikës së MV.
Parashikohet; që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante, pritet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 8°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites dhe e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.
Europa
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në Veri-Veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, dhe gadishullin Skandinav duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas here me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje të dendura dëbore.
Po ashtu, Europa qendrore si edhe pjesërisht, gadishulli i Ballkanit do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë reshje shiu e dëbore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë, do të paraqiten vetëm Europa Lindore si edhe rajoni i Balltikut.