Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta e kalimatre gjatë orëve të paradites POR pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor POR nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Pukes 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 34°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë nën MBIZOTERIMIN e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. NDERSA rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore MBETEN me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Po ashtu, pjesërish Europa Qëndrore dominohet nga vranësira dhe shira të përkohëshëm.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës POR pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV POR shirat do të jënë të përkohëshëm. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë MV.