
40 mijë shqiptarë të Kosovës, sot rrugës për në Shqipëri

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë imazh proteste apo ikje nga diçka tjetër. Pamjet e mësipërme tregojnë vargun kilometrik të makinave që janë futur sot në territorin shqiptar, shkruan newsbomb.al.
Rreth 40 mijë shqiptarë të Kosovës raportohet se kanë hyrë paraditen e kësaj të shtune në Shqipëri, duke kaluar përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.
Në 25 ditët e para të gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës, raporton Ora Neës. Në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë, nuk ka kontrolle për qytetarët që kalojnë në të dyja vendet, kjo për shkak të marrëveshjes mes dy qeverive për të lehtësuar lëvizjen.
Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, si një masë për të shmangur burokracitë dhe të mos shkaktohen vonesa.40 mijë shqiptarë të Kosovës, sot rrugës për në Shqipëri