11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Bota

Pandemia COVID-19/ Hapen kopshtet në Maqedoninë e Veriut, shkollat në tetor

by News Albania
09/09/2020
in Bota
0
25
VIEWS
Share on Facebook

Kopshtet e Maqedonisë së Veriut kanë hapur dyert të mërkurën për fëmijë, pas gjashtë muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Të gjithë personat që janë pjesë e procesit për kujdesin e fëmijëve, në momentin që do të kenë dyshimin më të vogël për simptoma, të cilat mund të hedhin dyshime infektimi nga koronavirusi duhet menjëherë të reagojnë dhe të veprojnë në përputhje me protokollet, mbylljen e hapësirave dhe trajtimin e personave të rrezikuar”, ka deklaruar ministrja, Jagoda Shahpaska, raporton Rel.

Për punën e këtyre institucioneve të kujdesit janë miratuar protokolle të rrepta për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

Në çdo klasë nuk do të ketë më shumë se 15 fëmijë të moshës prej 2 deri 6 vjeç dhe jo më shumë se gjashtë fëmijë të moshës prej 9 muaj deri në 2 vjeç.

Punonjësit janë të detyruar të punojnë me maska dhe secilit fëmijë duhet t’i matin temperaturën e trupit para se t’i pranojnë nëpër kopshte. Hapësirat duhet të dezinfektohen çdo dy orë ndërsa institucioni duhet të organizojë punën për të shmangur kontaktet midis fëmijëve nga grupe të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në kopshte janë paraparë të pranohen rreth 19 mijë fëmijë, por deri më tani në këto institucione janë pranuar rreth 14 mijë. Para mbylljes, në kopshtet e Maqedonisë së Veriut ofrohej përkujdesje për rreth 50 mijë fëmijë. Kopshtet sikur edhe shkollat u mbyllën më 10 mars.

Më 1 tetor është paraparë hapjen e shkollave, por vetëm nga klasa e parë deri në të tretën ndërsa klasat tjera të arsimit fillor dhe të mesëm mësimin do të zhvillojnë online.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë se mësimi me prani fizike mund të lejohet vetëm në ato klasa ku ka më pak se 20 nxënës.

Unioni i shkollave të mesme ka protestuar para institucioneve duke kërkuar kthimin e nxënësve në shkolla, në të kundërtën ka paralajmëruar bojkotin e mësimit online.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania