Pamje të rënda! Helmohen qentë në Vlorë, qytetarët kërkojnë ndalimin e mizorisë ndaj kafshëve dhe reagimin e qeverisë
Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve vijon të jetë një ndër problematikat që haset më shpesh në vendin tonë. Kemi denoncuar shpesh raste të dhunës apo keqtrajtimit të kafshëve nga individë, por edhe institucione të ndryshme. Dhe ajo që të habit më shumë është fakti se sa më shumë denoncojmë, aq më tepër rastet shtohen. Një rast i tmerrshëm ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. ARS ALBANIA ka denoncuar një rast të helmimit të disa qenusheve dhe këlyshëve që një vullnetare me emrin Entela Guberaj kishte.
ARS ALBANIA ka shkruar se ditën e sotme Entela gjeti të vrarë qenushet dhe këlyshët e saj që i kishte marrë nga rruga dhe ishte kujdesur për to. Sipas ARS qenushet e Entelës janë helmuar dhe kjo vrasje mizore është dhimbja më e tmerrshme që një vullnetar mund të përjetojë, pasi ky nuk është rasti i parë që ndodh kështu me kafshët në Shqipëri. Më tej ARS ALBANIA ka bërë një thirrje edhe për kryeministrin Rama dhe kërkojnë që edhe zëri i vullnetarëve, qytetarëve të këtij vendi duhet të dëgjohet pasi masakra ndaj kafshëve sa vjen e rritet. Sipas tyre gjithçka duhet të mbarojë dhe t’i jepet fund këtyre skenave të tmerrshme që Shqipëria ofron çdo ditë.
Një pjesë nga reagimi i ARS ALBANIA
Ajo qe i ndodhi sot Enteles ne Vlore eshte endrra me e keqe e cdo vullnetari. Eshte fundi i botes se tij. Eshte dhimbja me e madhe, eshte goditja me e forte. Eshte krimi dhe pabesia qe vetem njeriu mund ta beje. Vetem njeriu mund te vrase pa shkak. Vetem njeriu mund te te shkaktoje nje boshllek ne shpirt qe kurre sdo mund te mbushet me. Entela sot u zgjua me keto pamje te tmerrshme. Qenushet e saj, shumica kelyshe, te gjithe te shpetuar nga rruga, nuk jetonin me. Ata jane larguar nga kjo bote ne menyren me te dhimbshme, nepermjet helmimit. Ata ishin vetem dhe mendimi i tyre ne ato caste te fundit, ka qene Entela. Skemi fjale per te pershkruar dhimbjen qe ndjejme. Kjo eshte nje dite e zeze per te gjithe ne qe ja kemi dedikuar jeten Vullnetarizmit te vertete, atij pa asnje interes, atij qe pak njerez mund ta kuptojne. Lamtumire vogelushe nga ky vend i eger dhe i cmendur. Qendrojme prane Entela Brati Guberaj ne kete dite plot dhimbje. Ju lutemi te gjitheve, shkruajini ministrit te brendshem, shkruajini autoriteteve te denojne kete akt, te gjejne dhe denojne vrasesit.