I MADHI DHE I RRALLI, STUDENT I “PËRJETËSISË”
Fan Noli ka përfunduar 5 universitete, dhe nuk reshti së studiuari deri në fund të jetës së tij. Është vërtet interesante jeta e tij mes librash!.
🔴 Nisi Universitetin e Harvardit në moshën 30 vjeçare ku diplomohet “Bachelor of Arts”.
🔴 Në moshën 55 vjeçare mbaroi studimet në Konservtorin e Bostonit për kompozicion në një varg veprash simfonike.
🔴 Një vit më pas, në moshën 56 vjeçare, diplomohet për Muzik në konservatorin e Bostonit.
🔴 Në moshën 63 vjeçare, pas një pune kolosale prej 7 vitesh, ai mbron me sukses doktoraturën në Universitetin e Bostonit ku dhe merr gradën doktor në Filozofi.
🔴 Duket sikur pas kësaj ai do ta mbyllte kapitullin e shkollimit. Por jo!
🔴 Për afro dy dekada ai shkruan e boton, veçanërisht në gjuhën angleze, një sërë veprash teologjike – kishtare, prej mijëra faqesh. Ndër to spikat përkthimi i Dhiatës së Re (1961) e më pas “Psalmet” e Dhiatës së vjetër.
🔴 Tek Psalmet përveç greqishtes dhe hebraishtes atij i duhej aramaishtja, një gjuhë në atë kohë në zhdukje e sipër. Studimin autodidakt, ai e quajti të pamjaftueshëm ndaj rregjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të Lashta të Lindjes, në Harvard.
🔴 Nis universitetin në moshën 81 vjeçare. Universiteti vendos ti ofrojë studimet në dy gjuhë, hebraisht dhe aramaisht në të njëjtën kohë.
🔴 Bill Gulinari tregon: Një ditë e pashë në rrugë dhe ndalova me makinë ta përshëndesja.
- Hirësia juaj a doni t’ju çoj gjëkundi
- Po, – më tha, – më çoni në shkollë.
- Në shkollë?! – u habita unë. Ju tani mësoni të tjerët!
- Të diturit s’ka fund dhe ai, ashtu si Sokrati që u plak duke mësuar.
- Po ç’ju duhet aramaishtja, Hirësi?
- Epo unë së shpejti do të shkoj tek Perëndia e më duhet ti flas me gjuhën e tij.
🔴 Krahas ndjekjes së Universitetit të ri, ai vazhdonte përkthimin e Psalmeve, i cili ishte një përkthim shumë kompleks që nuk kërkonte vetëm njohuri gjuhësore, por edhe njohuri të tjera teologjike, fetare dhe shkencore.
🔴 Ky është edhe libri i fundit i Nolit, këtij kolosi të botës shqiptare, i cili, sa qe gjallë, vetëm studioi dhe u ndje përgjithmonë student.
Pershtati #OrjetaBuneci