19 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Operacioni i EUROPOL në 26 vende, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua 81 kg kanabis, kokainë, armë e fishekë

by News Albania
01/12/2023
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Lajme
0
Operacioni i EUROPOL në 26 vende, Balla: 28 të arrestuar në Shqipëri, u sekuestrua 81 kg kanabis, kokainë, armë e fishekë
28
VIEWS
Share on Facebook

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve dhe trafikut të qenieve njerëzore, si edhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë është ndërmarrë në 26 vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Nga 566 persona të arrestuar në BE, 28 prej tyre janë kapur në vendin tonë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se nga ky operacion në Shqipëri janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, ndërsa nga Policia e Shtetit janë angazhuar 315 punonjës, ndërsa janë kontrolluar 2648 subjekte, 1525 persona, 987 mjete, 40 pako postare dhe 92 ambiente.

“Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua njëkohësisht në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Operacioni kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës  të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.  Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike”, shkruan Balla.

Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit 2023 dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së. Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion, ndërsa në total janë arrestuar 566 persona, 218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera. Ndërkohë, janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë, 626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Pjesëmarrësit

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Vendet jo anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust dhe Frontex.

Rezultatet e EMPACT JAD 2023:

22 488 oficerë të përfshirë
163 hetime të filluara
288 774 subjekte të kontrolluara
215 273 persona janë kontrolluar
67 277 makina të kontrolluara
5 225 paketa/pako postare të kontrolluara
999 ambiente të kontrolluara
2 229 hyrje të paligjshme
566 arrestime (218 në lidhje me kontrabandën e emigrantëve, 186 në lidhje me trafikun e drogës, 69 në lidhje me trafikun e armëve të zjarrit, 89 në lidhje me krime të tjera)
Janë identifikuar 114 dokumente të falsifikuara
310 armë (84 armë automatike, 65 pistoleta, 59 pushkë, 22 granatahedhës, 16 revole, 7 karabina, 6 armë gjahu, 4 armë të konvertuara, 2 pistoleta ajri, 42 të tjera)
20 206 copë municion
Pothuajse një ton drogë: duke përfshirë 626 kg kokainë, pothuajse 300 kg kanabis, heroinë dhe bimë marjiuanë

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

BUXHETI 2026/ Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë rritje pagash nga viti i ardhshëm

19/11/2025

Tiranë: Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-policin I cili vrau dy shtetas në vitin 1997

19/11/2025
Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

Dosja e 21 Janarit/ Berisha zbulon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

19/11/2025
VIDEOLAJM/ Demokratët mbajnë qëndrim ndaj Ramës, kryeministri i ironizon: Ankoheni për ligjin për gjininë dhe më ktheni shpinën? Më mirë kurrizi se fytyra juaj

VIDEOLAJM/ Demokratët mbajnë qëndrim ndaj Ramës, kryeministri i ironizon: Ankoheni për ligjin për gjininë dhe më ktheni shpinën? Më mirë kurrizi se fytyra juaj

19/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In