10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

ONM, BE, SHBA dhe Ministria e Drejtësisë bëhen bashkë për reformën në drejtësi..

by News Albania
14/07/2020
in Aktualitet
0
27
VIEWS
Share on Facebook

ONM, BE, SHBA dhe Ministria e Drejtësisë bëhen bashkë për reformën në drejtësi, Gjonaj: Plan konkret për të ecur përpara, analizë të thelluar për arritjet, problematikat dhe sfidat

Reforma në drejtësi ka bërë sërish bashkë përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Komisionit Europian, misioneve EURALIUS e OPDAT si dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja Etilda Gjonaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë disa nga detajet kyçe të takimit të zhvilluar online, ku nënvizon se është kryer një analizë e thelluar mbi arritjet e deritanishme, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi.

Gjonaj, sjell në vëmendje edhe një plan konkret për të ecur përpara me rezultatet e pritshme.

Ndër të tjera ministrja e Drejtësisë shkruan:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim online shumë të frytshëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Znj. Genoveva Ruiz Calavera, ambasadoren amerikane Znj Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Z. Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Evropian, dhe me përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri. Në këtë takim të rëndësishëm ndamë me partnerët tanë të ngushtë konkluzionet e analizës së detajuar mbi arritjet dhe problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe një plan konkret veprimi për të ecur përpara me rezultatet e pritshme për Reformën në Drejtësi. Në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore të Komisionit Evropian për zbatimin e reformës, diskutuam bashkërisht mbi mënyrën më të mirë për të rritur eficencën e saj. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Komisionin Evropian 🇪🇺, dhe bashkëpunimin e çmuar me delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara 🇺🇸, në këtë moment kaq të rëndësishëm të historisë së drejtësisë shqiptare.”, nënvizon Gjonaj.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania