17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

OMONIA për zgjerimin e Greqisë me 12 milje: Jemi të kënaqur që Shqipëria ka korrespondim pozitiv, të arrihet një marrëveshje

by News Albania
29/08/2020
in Aktualitet
0
42
VIEWS
Share on Facebook

Përmes një reagimi zyrtar, në lidhje me çështjen e detit, OMONIA shkruan se qeveria shqiptare nuk ka më një pozicion negativ dhe ngurrues, por përkundrazi ka një korrespondim pozitiv dhe se duhet të ketë një përmbyllje të marrëveshjes së detit mes Shqipërisë e greqisë.

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA deklaron se një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të bëhet. Përmes një reagimi zyrtar, në lidhje me çështjen e detit, OMONIA shkruan se qeveria shqiptare nuk ka më një pozicion negativ dhe ngurrues, por përkundrazi ka një korrespondim pozitiv dhe se duhet të ketë një përmbyllje të marrëveshjes së detit mes Shqipërisë e greqisë.

Sipas OMONIA-s, një marrëveshje për detin do të rehabilitonte klimën e mirëbesimin mes dy vendeve.

 NJOFTIMI NGA OMONIA

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek. ΟΜΟΝΟΙΑ

KOMUNIKATË PËR SHTYP, Sarandë, më 29 Gusht 2020

Tema: Synimi për marrëveshje të përmbyllur për kufijtë detarë Shqipëri-Greqi përbën shans për rehabilitimin e klimës së mirëbesimit mes dy vendeve. Përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht  kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane. Duke implementuar të drejtën e saj që buron nga rendi juridik dhe praktika ndërkombëtare, për zgjerimin e Ujërave Territoriale në Jon, Qeveria Greke, veç të tjerash sjellë në orbitë dinamike edhe të gjithë çështjen e negociatave për arritjen e rregullimit integral të kufijve detarë me Shqipërinë. Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi. Veç të tjerash ruajtja e këtij refuzimi, të vetmes gjë që nuk i shërben është interesi e vetë shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Lë të ekspozuar vendin se u shërben objektiva të të tretëve – të trazavaçit Oriental të sigurisë ndërkombëtare – se nuk e ka aftësinë të tregoj përkushtimin adekuat në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si parakusht këto për avancimin më tej të perspektivës europiane të integrimit. Manifestimi në këtë moment të të gjithë vullnetit pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik. Madje përbën kontribut të vyer në një moment kritik në çështjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sepse tepron një vatër shtesë tensionesh dhe keqkuptimesh, ngaqë për shkak të veprimeve të Turqisë ekziston tanimë vatër e nxehtë konflikti në Egje dhe Mesdheun Lindor. Me dialog mes qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, Marrëveshja mundet të bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht, duke dëshmuar për pasojë se rikualifikimi i marrëdhënieve Shqiptaro- Greke përbën vullnet të shoqërisë, por edhe faktor për mirëqenien e popullit të Shqipërisë dhe për më tepër kontribut esencial në krijimin e stabilitetit dhe paqes në ambientin më të gjerë gjeostrategjik. Zyra e Shtypit dhe Komunikimit. BDMEGΟΜΟΝΟΙΑ.

Debati për detin është rindezur prej 4 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe ajo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania