XHAÇKA THIRRJE MATURANTËVE: BËHUNI PJESË E FORCAVE TË ARMATOSURA
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu drejtohet të gjithë maturantëve, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, nëse nuk janë regjistruar ende në një program studimi.
Në një postim në ‘Facebook’, ministrja kujton se 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.
Mesazhi i Xhaçkës:
I dashur maturant,
Nëse ende nuk je regjistruar në një program studimi, bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.
- Pagesë mujore ndihmuese për cdo student gjatë periudhës së studimeve në AFA.
- Akomodim dhe ushqim falaspër tre vitet e studimit.
- Tarifë studimi zero lekë në vit.
- Punësim i sigurtë pas përfundimit të studimeve.