Moj Katina
Të dëgjova kur këndoje, moj Katina,
shpirtin tim e përvëloje, moj Katina.
Çap pas çapit t’u afrova, moj Katina,
kur të preka fort gëzova, moj Katina.
Çfarë na lidhi ne të dy, moj Katina,
të kam si dritë në sy, moj Katina.
Të ndjekë si deti me valë, moj Katina,
për ty fort më djeg ky mall, moj Katina.
Të keqen mos bëjë shamatë, moj Katina,
kokë më kokë të rrimë bashkë, moj Katina.
Të betohem në një zot sot e mot, moj Katina,
si ty nuk dua kurrë në botë, moj Katina.
Mos ki turp të më puthësh, moj Katina,
ty të kam flori të gushës, moj Katina.
Më del natën si del ylli, moj Katina,
të fshehtat i lemë te pylli, moj Katina.
Më vjen natën nën dritare, moj Katina,
më je xhinde a më je hije, moj Katina.
Më këndon si kanarina, moj Katina
tërbohesh si unë tërbohem, moj Katina.