-Komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mbi mutacionet e reja të koornavirusit që janë përhapur.
Paneli i ekspertëve të OBSH-së, i cili zakonisht mblidhet çdo tre muaj, tani është mbledhur dy javë më herët për të diskutuar kryesisht këto lloje të varianteve të koronavirusit.
Në fund të takimit të sotëm të këtij komiteti, pritet të shpallen rekomandimet e OBSH dhe vendet anëtare të organizatës, sqarohet në një deklaratë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se variantet e reja të Covid-19 që janë përhapur në Britani dhe Afrikën e Jugut, kanë sjellë rritjen e numrit të të infektuarve në shumë vende.
Për shkak të mutacionit të ri, ditën e sotme në Kinë është shënuar dhe vdekja e parë pas disa javësh që nuk u regjistrua asnjë humbje jete për shkak të Covid-19.