Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje shteteve të që respektojnë masat e Covid.
Duke shtuar se se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit ai theksoi se heqja e masave kufizuese mund të jetë një “recetë për katastrofë”.
“Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt. Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar.
Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”, ka thënë Tedros në një konferencë.