Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se në seancën e zhvilluar ditën e sotme, sipas tij “narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit”, ndërsa thekson se ky vendim, e bën vendin pa opozitë.
Më tej Berisha është shprehur se deputetët e mazhorancës, “hyn si hajdutë në parlament”.
“Deri në përmbysjen e të këtij regjimi nuk tërhiqemi nga beteja jonë”, deklaroi Berisha.
Sali Berisha: E dinë të gjithë që për Edi Ramën nuk ka asnjë institucion tjetër veçse pushteti. Në Bruksel i than bëj klononin, se ato që i kërkojnë ky nuk i zbaton. Siç e shihni opozita realizoji me sukses edhe sot misionin.
Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të mandatit të deputetit, që e bën vendin pa opozitë. Deri në përmbysjen e të këtij regjimi nuk tërhiqemi nga beteja jonë. E patë nga u futën, hyn si hajdutë në parlament.
Në senacën e sotme, e cila ka zgjatur vetëm 9 minuta, mes tensionesh dhe tymit të flakadanëve, socialistët kanë votuar ndryshimin në rregullon e Kuvendit, sipas të cilës deputetët e opozitës të cilët tentojnë të bllokojnë punimet e Kuvendi do të përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë.
Në rregulloren ekzistuese dënimi maksimal ishte 10 ditë, ndërkohë që tashmë do të ketë dënime që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.
Tensionet nisën që në orën 9, ku deputetet e opozitës u ndaluan të futeshin në Parlament, pasi disa prej tyre janë të përjashtuar.
Ndërkohë fillimisht nuk janë lejuar të futen as deputetët socialistë, të cilët kanë përdorur dyert e pasme për tu futur.