Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e Partisë Socialiste, Kastriot Islami. Mësohet se Islami është pikasur teksa udhëtonte në rrugët e Tiranës pa maskën anti-covid, e cila tashmë është e detyrushme.
Ish-deputeti është ndaluar nga efektivët, por nuk ka pranuar që të tregojnë mjetin e identifikimit në mënyrë që të gjobitej me tre mijë lekë, si çdo qytetar që kapet pa maskë.
Për pasojë, efektivët e kanë shoqëruar në polici. Me siguri, siç ka ndodhur edhe me qytetarët e tjerë, sapo t’i merren të dhënat, Islami do të gjobitet me 3 mijë lekë të reja, dhe do të lihet i lirë.