AURELA GAÇE FESTON SOT DITËLINDJEN/ NUK DO TA BESONI SA VJEÇ BËN..
Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen e saj të 46-të, që për shumëkënd, mund të duket e pabesueshme. Me formën e mirë që e karakterizon, me muzikën, dhe humorin që e ka pjesë ta pandashme Aurela shprehet se; do të mbetet adoleshente përjetë. “Sot 46. Dikur, në çdo Tetor të ri, i vendosja vetes disa pikësynime. Tani ,jo më! E vetmja gjë që dua, është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave të mia, t’i shoh teksa rriten e të jem aty për to, ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua… Të jem pranë familjes time, e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti, këngën, muzikën. Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë. Rritet njeriu dhe fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë”, tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë”, shkruan Aurela në postimin e saj, ku ka marrë dhjetra urime nga ndjekësit.