Kisha Covid. Shefi më tha të kthehesha në punë dhe të jepja mësim në shkollë. Nëse s’e bëja do më pushonin nga puna. Dhashë dorëheqjen.
#2
I kërkova menaxheres pak ditë leje sepse ime më po vuante nga kanceri dhe ajo praktikisht më tha: “S’më plas fare nëse nëna jote po vdes.”
#3
Bëra një ankesë për ngacmim seksual tek menaxheri im dhe menaxheri i përgjithshëm, e grisi letrën para syve të mi.
#4
Më thoshin që “po bëhem dembele” sa herë bëja pushimin e punës, ndërkohë që unë bëja gjithçka dhe punonjësit e tjerë pinin kafe me menaxherët.
#5
Shefja ime më kritikonte vazhdimisht. Kishte krijuar një si lloj sfide me mua, aq sa më çoi drejt një çrregullimi të ngrënies nga stresi dhe kritikat e vazhdueshme.
#6
Pas 10 vitesh punë, ata ngrenë në detyrë personin që e trajnova unë për 6 muaj.
#7
Më vononin vazhdimisht rrogën. Nëse s’do ua kërkoja unë, ndoshta s’do ma jepnin fare.
#8
Kuptova se ishte koha të largohesha, kur shefi më tha që më sheh rregullisht në kamera.
#9
Kuptova se dy nga menaxherët e mi në lokalin ku punoja kishin vënë bast se cili prej tyre mund të flinte me mua.
#10
S’më kishin dhënë rrogën prej muajsh dhe kur ua kërkova sepse s’po paguaja dot qeranë, më thanë: “s’mbajmë ne përgjegjësi për qeranë tënde.”
#11
Shefi më ngulte sytë në mënyrë të frikshme. Ishte e sikletshme dhe puna pranë tij më bënte të ndihesha e pasigurt. Ika në kohë.
Burimi: Buzz Feed