Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament në katin e fundit të një pallati 5 katësh në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur Ura Dervishbeg.
Fatmirësisht, burrë e grua 75 dhe 70 vjeç, të cilët banonin në apartament, kanë mundur të dalin në kohë nga banesa pa lëndime.
Shkak i zjarrit mësohet se ka qenë bombola e gazit.
Kryefamiljari Haziz Dashi ka qenë duke bërë provë bombulën e sapombushur nëse ka rrjedhje kur ka marrë flakë.
Kanë mjaftuar pak sekonda dhe flakët kanë përfshirë të gjithë banesën duke shkrumbuar çdo gjë.
Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje po punojnë për vendosjen në kontroll të flakëve për të mos lejuar që të përhapet në apartamentet e tjera.