Liqeni i Shkodrës
Një ndër mënyrat më të mira për ta vrojtuar si duhet liqenin është duke ndjekur me makinë apo biçikletë rrugën për Shirokë, ku merr formë dhe lumi Buna. Rrugëtimi për Shirokë e mandej Zogaj është i mbushur me peizazhe të liqenit e maleve të shumta. Gjatë verës, disa pika strategjike bregliqenore në këtë zonë mundësojnë shumë pushues të vijnë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për të bërë plazh në ujin e pastër. Prania e restoranteve buzë liqenit, ku serviret krapi i famshëm e i shijshëm, është një tjetër arsye përse të vizitosh Shirokën dhe Zogajn.
Një aktivitet i veçantë ju pret në:
Panairin e Gastronomisë dhe Produkteve Artizanale
të Zonës.
📍E shtunë, 19 Qershor
Mbajeni mend këtë datë!
Mandarina Project | Albania The Beautiful | #BashkiaShkodër