Sulm me armë në New York/ 30-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon mbi njerëzit, 5 persona të plagosur.
Policia e New York bën me dije se të paktën pesë persona janë plagosur në Manhattan .
Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.
Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin një burrë rreth të 30-ve. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën. Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta.
Ndërkohë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.