Kalaja e Elbasanit do të bëhet me pronarë të ligjshëm.
Sipas njoftimit të Kadastrës, të gjitha pronat e Lagjes Kala tashmë po i nënshtrohen procesit të regjistrimit fillestar në fund të të cilit ata do të pajisen me certifikata pronësie.
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊, 𝐙𝐊 𝟖𝟓𝟐𝟒, 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐄𝐋𝐁𝐀𝐒𝐀𝐍
EDHE KALAJA E ELBASANIT ME PRONARE TE LIGJSHEM
Kalaja e Elbasanit është ndërtuar në kohën e Perandorisë Romake rreth 2000 vjet më parë në formën klasike të kalave romake me forme katrore. Pas rrënimit gjatë dyndjeve barbare, ajo u rindërtua tërësisht nga sulltan Mehmeti II në vitin 1466 gjatë luftrave me Skënderbeun. Pas disa shekujsh si kala garnizoni, ajo dalëngadalë u kthe në zonë banimi dhe erdhi në shekullin e XX tërësisht e banuar kryesisht me banorë ortodokse që njihet si Lagja Kala. Brenda saj janë një numër banesash monument kulture si edhe disa kisha dhe xhami. Gjithashtu Brenda territorit të saj është edhe ndërtesa e Shkollës Normale të hapur në vitin 1908.
Të gjitha pronat e Lagjes Kala tashmë po i nënshtrohen procesit të rregjistrimit fillestar në fund të të cilit ata do të pajisen me certifikata pronësie.
Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Drejtorinë e Kadastrës Elbasan, Kadastra Shqiptare njofton:
Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 8524 qyteti Elbasan, është pregatitur regjistri kadastral, ku rezultojnë 7572 pasuri të paluajtshme. Ne keto kushte, prej datës 27.07.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.8524 Elbasan-
Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗼 𝘁𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗼𝗷𝗲 𝗺𝗲 𝗱𝗮𝘁𝗲 𝟭𝟬.𝟬9.𝟮𝟬𝟮𝟭
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë godina e Kadastra Elbasan, Lagjia 5 Maj, Rruga 28 Nentori, ish godina e Gjykatës, si dhe në faqen e internetit www.ashk.gov.al
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka