Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. I ndodhur në Elbasan, Meta është shprehur se ka bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos mbetej pa Gjykatë Kushtetuese.
Presidenti tha se procesi i bërjes funksionale e “Kushtetueses” u bllokua disa herë nga mazhornaca, prandaj ngritja e saj zgjati thuajse tre vite.
Meta theksoi më tej se nuk është tërhequr nga asnjë hap përsa i takon procesit së bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.