Një estetiste e identifikuar si Alexandra Polynova, 39 vjeçe është marrë peng nga bashkëshorti i saj dhe është dhunuar e rrahur barbarisht. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se e reja është marrë peng nga i shoqi pasi i kishte kërkuar divorcin dhe ai nuk kishte pranuar që t’ia jepte. Dhuna barbare bëri që 39-vjeçarja të humbiste dhe beben që kishte në bark pasi ishte shtatzënë.
Alexandra Polynova ishte larguar prej të shoqit prej dhunës së ashpër që përjetonte prej kohësh dhe kishte nisur dokumentet e divorcit. Por, bashkëshorti i saj i fiksuar Dimitry Trapeznikov arriti që ta gjente dhe ta dhunonte sërish.
Policia u lajmërua nga dëshmitarë dhe e vuri në pranga dhunuesin. Oficerët thanë se e kishin gjetur gruan me plagë të rënda, pasi i shoqi e kishte rrahur me shufër hekuri. E reja është dërguar në spital, ku nisi trajtimin mjekësor.