POETJA E LOTIT DHE E DASHURISE
-Vështrim i shkurtër letrar mbi krijimtarinë poetike të poetes krutane Eda Miri-
Nga Ymer Hysa. Poetja Eda Miri prej rreth një dekade njihet në rrethet poetike si poete që rend drejt metaforës. Vargjet e saj burojnë si krojet e vendlindjes së saj Kruja. Nëpër vargje ndjen gurgullimën dhe freskinë që ajo ofron ashtu natyrshëm duke bërë që lexuesi të përfshihet nga emoicione të thella. Në vëllimin poetik “Vitet e Pritjes”, botuar më 2014 poetja sjell para lexuesve poezi me emocione të thella. Motra pret vëllanë e saj me shpresën e rikthimit. Vargjet që herë janë elegji e herë baladë bëjnë ta ndjeshë thellësisht shpirtin e motres, dhembshurinë e saj. Por si për të lehtësuar brengën poetja harmonizon natyrshëm dhe me kujdes titujt dhe vargjet duke i shkruar vendlindjes, jetës studentore, mjedisit, heroizmit, dashurisë për prindërit, miqtë, mbase të gjitha këto në një vëllim poetik si për ti thënë lexuesit ndjesë për lotët mbi letër. Vetëm pas pak viteve autorja do të shpërthej si uragan me vëllimin tjetër poetik “Më mos u Kthe”. Në dukje titull i ashpër ky për gjuhën e autores që jemi mësuar ta lexojmë ashtu të brishtë e të dashur, këtu ajo sikur urdhëron njerëzit që nuk dijnë të duan, njerëz që dashurinë e njohin përciptash dhe jo si ndjenjë njerëzore dhe hyjnore. Autorja i fshikullon me rebelizëm tipa të tillë. Por edhe në këtë vëllim do të shpërthejë ai fruti i saj i dashurisë së madhe për familjen dhe njerëzit e dashur përmes lirikave që të rrëmbejnë e të bëjnë ti lexosh pa frymë. “Engjëlli i Zemrës” është tjetër vëllim poetik i autores Eda Miri. Këtu e gjithë bota e saj është shkrirë siç shkrihen metalet me ngjyra për të prodhuar gjerdanë të artë e të argjendë, ajo me vargje shpirti të kalitura siç kalit farkëtari metalet me ujë, ajo i kalit me pika loti, duke u dhënë atë forcën dhe shkëlqimin që meritojnë vargjet për prindërit dhe vëllanë. Autorja Eda Miri e cila emigron prej vitesh dhe që tashmë në rrethet poetike njihet edhe si moderatore e poezisë te Radio Vlera dhe te RTV Shoqnia, ka vendosur këtë radhë të vijë para lexuesve ndryshe nga herë të tjera, tashmë me një vëllim poetik me bashkautor të titulluar “Dashuria e një Rebelia”. Sëbashku me autorin Smajl Lushtaku kanë vendosur të sjellin para lexuesve copëza të jetës së tyre përmes poezive. Tepër intersant do të vijë para lexuesve ky vëllim poetik ku autorët njëri nga Kruja dhe tjetri nga Prekazi sjellin përmes vargjeve histori të dhimbëshme familjare, pasi Eda ka humbur babain dhe vëllain, ndërsa Smajli ne nje histori jo si gjithe theret ...sakrifikon duke rritur katër fëmijë me punën e tij si farmacist dhe si aktor në Hollandë, dhe Poloni. Historitë e ne Dubaj mbas nje pauze .per arsye shendetesore Por.... qe të dy autorët i ka bashkuar dhimbja , ndaj ata bashkojnë zërat përmes poezive në këtë libër për ti përcjellë gjithë emocion te lexuesit si përkushtim për të afërmit e tyre. Poetja Eda Miri e cila njihet edhe si organizatore e aktiviteteve për fëmijët me aftësi ndryshe dhe e vlerësuar me çertifikata mirënjohje nga bashkitë Krujë dhe Durrës me atë dashurinë dhe fisnikërinë që e karakterizon do të na surprizoi me fjalët e saj “Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga shitja e librave të saj do i bëjë dhuratë për Spitalin Onkologjik të Tiranës, në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga sëmundje tumorale”. Ky është shpirti human i poetes krutane Eda Miri.
Kush jane keta te dy autore mbetet ta degjoni ti lexoni dhe te udhetoni sebashku neper vargjet e kendshme e te bukura