8-MARSI DHE QENDRA “FUQIZOJMË KOMUNITETIN” NË LAÇ
Nga Ymer Hysa Qendra “Fuqizojme Komunitetin” Kurbin, e financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me World Vision Albania dhe Bashkia Kurbin, kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për tē kremtuar 8 Marsin ditën ndërkombëtare të gruas. Në ambjentet e reja të kësaj qendre në qytetin e Laçit u mblodhën sëbashku drejtues të saj, gra edhe burra, vajza edhe djem, si dhe punonjës të bashkise që merren me problemet sociale të grave, punonjës të policisë, perfaqësues nga kryeqyteti etj. Mes tyre isha i ftuar edhe unë si intelektual, studiues dhe poet. Znj. Blerina Gjidiaj në cilësinë e Menaxheres së Projektit “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin dhe koordinatori i Qendrës Z. Altin Vathaj kishin përgatitur me kujdes këtë aktivitet ndryshe nga ata që jemi mësuar ti shohim rëndom me dreka nëpêr restorante., por në formë bashkëbisedimi dhe ndarje mesazhes motivuese për gratë dhe vajzat. Të pranishmit në këtë aktivitet u njohën me histori jete reale dhe mesazhe frymëzuese përmes fjalës së lirë dhe fotografisë, që të rinjtë e të rejat prezantuan përmes ekspozitës “Zëri im” ku me pikturat dhe fotografitë e realizuara prej tyre, përcollën mesazhin për një rol gjithnjë e më qendror të grave dhe vajzave për barazi gjinore si sfidë e përbashkët në komunitet. I gjithë aktiviteti u moderua nga të rinjtë aktivistë të kësaj qendre, të cilët me punën e tyre dhe mënyrën e të bërit të gjërave e kishin sjellë në mënyrë të veçantë çdo detaj të këtij aktiviteti mbresëlënës. Gra, të cilat janë të përfshira në shërbimet e qendrës treguan eksperiancat e tyre si ja kanë dalë me vështirësitë që jeta ju ka sjellë, po kështu edhe Flora punonjësja e policisë foli për eksperiencën e saj dymbëdhjete vjeçare në strukturat e policisë, ku shumica absolute pothuajse janë meshkuj. Ajo u bëri thirrje grave dhe vajzave që të ngrenë zërin dhe të raportojnë çdo rast dhune, duke theksuar se nuk janë vetëm. Në takim kishte dhe prezencë burrash për të ju thënë se ne jemi me ta. Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Znj.Pashke Zefi tregoi edhe për jetën e saj për të arritur deri këtu, por edhe për përparësitë që duhet të ndjekin të rejat në arsimin profesional. Po kështu edhe kryetarja e Keshillit BashkiaK Znj. Edlira Lleshi foli për numrin e femrave anëtare të këshillit bashkiak, për zërin e tyre në komunitet. Përshëndeti me një mesazh domethënës edhe Znj. Edlira Papavangjeli nga UNDP Shqipëri. Vera Molla në emër të kryetares se bashkisë e cila përarsye pune nuk ishte e pranishme, dhuroi trëndafila të freskët për të gjithë pjesmarrësit. Me interes nga të pranishmit u ndoq edhe mesazhi im si dhe poezia e recituar "Për ju Gra". Si çdo aktivitet edhe ky i sotmi u mbyll me një fotografi si kujtim i bukur dhe i pa harruar.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka